Fundoset Fregata iraniane në brigjet e Sri Lankës, 30 marinarë të plagosur evakuohen

Botë | 8 muaj më parë

Një fregatë iraniane, Iris Dena, ka nisur të fundoset pranë brigjeve jugperëndimore të Sri Lankës, duke shkaktuar një operacion të madh shpëtimi nga autoritetet vendase.

Ministri i Jashtëm i Sri Lankës, Vijitha Herath, deklaroi në parlament se 30 marinarë iranianë të plagosur janë evakuuar dhe po dërgohen në spitalin e jugut të vendit, ndërsa pjesa tjetër e ekuipazhit, rreth 150 persona, mbetet ende në bord.

Anija u ngec pranë qytetit bregdetar Galle dhe dërgoi thirrje urgjente për ndihmë.

Marina dhe Forcat Ajrore të Sri Lankës reaguan menjëherë, duke kryer një operacion të përbashkët shpëtimi.

Sipas ministrit Herath, fregata kishte filluar të fundoset që në agim, pak jashtë ujërave territoriale të ishullit.

Mediat lokale raportojnë se misioni i shpëtimit është fokusuar në evakuimin e marinarëve të plagosur, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër gjendjen e anijes për të parandaluar një katastrofë më të madhe detare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme