Futbolli anglez heq dorë nga minuta e heshtjes përpara ndeshjeve

Futbolli anglez heq dorë nga minuta e heshtjes përpara ndeshjeve për fatkeqësitë globale pasi një studim ka treguar se ky gjest po humb impaktin që duhej të kishte.
Sipas “The Times” vetëm ngjarjet ndërkombëtare, të cilat kanë lidhje të dukshme me futbollin do të grumbullojnë 22 lojtarët dhe arbitrat që të mbajnë minutën e heshtjes.
Në vitet e fundit, homazhet janë mbajtur në të gjitha stadiumet në shenjë respekti për viktimat e një tërmeti në Marok, si dhe për një katastrofë përmbytjesh në Libi.
Por muajin e kaluar vetëm Manchester United, Manchester City, Bolton dhe Salford City i bënë homazhe viktimave të sulmit me thikë në sinagogë në qytet, duke shërbyer si provë e qasjes së re të futbollit përballë fatkeqsive të ndryshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




