Gana emëron Queiroz si komisar teknik, për portugezin Botërori 2026 do të jetë i pesti radhazi

Futboll Bota | 7 muaj më parë

Federata Ganeze e Futbollit ka vendosur ditën e djeshme komisarin e ri teknik të “Perlave të zeza”. Carlos Queiroz pason Otto Addo-n, i cili u shkarkua mas dy humbjeve që mori Gana në miqësoret e muajit mars.

Për 73-vjeçarin nga Portugalia, Botërori 2026 do të jetë i pesti ku merr pjesë. Ai ka drejtuar Portugalinë në Botërorin e 2010-ës ndërsa ka qenë edhe në edicionet e 2014, 2018 dhe 2022 si komisar teknik i Iranit.

Gana e Queiroz është pjesë e një grupi delikat në Botërorin 2026 pasi për të kaluar për më tej do të sfidojë Panamanë, Anglinë dhe Kroacinë. “Për mua nuk bëhet fjalë për detyrën e radhës, por për një mision të mirëfilltë. Jam gati që të vendos në dispozicion të ekipit të gjithë eksperiencën time dhe njohuritë e mia”, tha portugezi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme