Gara për kreun e Policisë së Shtetit, publikohet lista me 14 kandidatët pas shkarkimit të Ilir Prodës

Aktualitet | 8 muaj më parë

Pas shkarkimit nga detyra të ish-Drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Proda, është mbyllur sot zyrtarisht gara për të zgjedhur numrin një të uniformave blu në vend.

Së fundmi, janë bërë publikë emrat e oficerëve të lartë të policisë që kanë paraqitur kandidaturën e tyre për këtë post të rëndësishëm. Lista përbëhet nga 14 drejtues me karrierë në strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit për t’u zgjedhur në krye të institucionit.

Lista e plotë e 14 kandidatëve në garë:

Pëllumb Seferi

Elidon Çela

Alfred Çepe

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Lorenc Panganika

Afrim Tafa

Neritan Nallbati

Idejet Faskaj

Gentian Berberi

Tonin Vocaj

Skënder Hitaj

Arjanit Arapi

Gentjan Shehaj

Procesi i përzgjedhjes pritet të ketë interes të lartë publik, duke marrë parasysh peshën e kësaj detyre në garantimin e rendit, sigurisë publike dhe luftës kundër krimit në vend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme