Gati për debutimin, Xabi Alonso: Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme

Në prag të debutimit të tij në kampionat në krye të Realit të Madridit nesër në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu” kundër Osasunës, Xabi Alonso u paraqit i qetë dhe i motivuar në konferencën për shtyp.
“Po i afrohemi ndeshjes me entuziazëm dhe pritje të mëdha. Ndeshja e parë është gjithmonë vendimtare dhe mezi presim të fillojmë”, tha ai.
Lidhur me stilin e tij të lojës, Alonso shpjegoi: “Kemi bërë përparim të konsiderueshëm që nga Kupa e Botës për Klube, por ende kemi vend për përmirësim. Megjithatë, themelet janë të qarta.” Ai komentoi gjithashtu për konkurrencën e brendshme, veçanërisht në krahun e djathtë: “Është pozitive të kesh dy lojtarë në secilën pozicion. Carvajal po e gjen përsëri formën e tij dhe kjo e ngre skuadrën.”
Hapësirë për Vinicius dhe Mbappé: “Është thelbësore që e gjithë skuadra të qëndrojë e bashkuar, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Është një hap përpara që e kemi bërë tashmë.” Së fundmi, ai mbylli derën për lëvizje të mëtejshme: “Unë po mbështetem te të gjithë; i dua në 100% të formës”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




