Gati për kombëtaren, Asani shënon gol në kampionat

Jasir Asani ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin korean. Anësori shqiptar ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë golin e vetëm që po vendos sfidën mes skuadrës së tij Guangju përballë Daegu (aktualisht sfida është 0-1 për Guangjunë e Asanit).
Ky është goli i katërt në kampionat për Asanin në 15 ndeshje që është aktivizuar me fanellën e Guangjusë këtë sezon.
Një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare, që më 7 qershor do të luajë kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare”, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




