“Giro d’Italia 2025” në Tiranë, bllokim rrugësh dhe blloqe banimi me akses të kufizuar për tri ditë

Aktualitet | 1 vit më parë

Këtë të premte në Shqipëri starton gara ndërkombëtare e çiklizmit, Giro d’Italia. Ishte Policia e Tiranës ajo që bëri të ditur detajet e planit të masave për tri ditë me radhë.

Sipas planëzimit, në etapën e parë të garës në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, nga ora 13:00 deri në orën 18:00 në 16 rrugë kryesore, përfshi edhe bulevardet, ndërsa në 7 blloqe banimi do të ketë akses të kufizuar po në të njëjtën fashë kohore.

Në datën 10, të shtunën, do të ketë ndalim parkimi nga ora 08:00 deri në 11:00 në segmentet që prekin vendet e akomodimit të ekipeve.

Ndalimqarkullimi dhe parkimi do të nisë në orën 10:00 deri në 18:00 në 18 rrugë, sheshe apo bulevarde, ndërsa akses të kufizuar qarkullimi në blloqe banimi do të ketë në 7 zona të ndryshme.

Gjatë këtyre ditëve, devijim trafiku do të kenë të gjitha automjetet e transportit publik të shumë linjave.

Në terren do të shpërndahen më shumë se 3.500 efektivë të Policisë Rrugore dhe Policive Bashkiake në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme