Giroud: I zhgënjyer nga largimi i Maldinit, ndoshta një ditë do kthehemi bashkë te Milani

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Një figurë kyçe në fitoren e titullit të fundit të Milanit të udhëhequr nga Stefano Pioli, Oliver Giroud foli përsëri për kohën e tij te kuqezinjtë dhe më gjerë.

“Më mungon Milani,” pranoi francezi, tani te Lille, për MilanNews. “Do të doja shumë ta përjetoja përsëri atmosferën në San Siro, e cila ishte ndryshe.

Një rikthim? Nuk e di çfarë do të bëj pas karrierës sime ose nëse do të qëndroj në futboll. Por nëse Milani ka nevojë për mua, pse jo? Ndoshta Maldini do të kthehet një ditë, isha shumë krenar për të. Kur ai u largua, u zhgënjeva shumë”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi francez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme