Gjendet i vdekur në Paris Daniel Siad, i dyshuar se rekrutonte vajza të reja për financierin Jeffrey Epstein

Botë | 3 muaj më parë

Daniel Siad, personi i dyshuar se rekrutonte vajza të reja për financierin amerikan Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në banesën e tij pranë Parisit.

Lajmi është konfirmuar nga prokuroria franceze për mediat lokale. Siad, 69 vjeç, me origjinë algjeriane dhe me shtetësi suedeze e franceze, ishte nën hetim për dyshimet se kishte rekrutuar modele të reja për t’ia dorëzuar Epstein, i cili u akuzua për abuzim seksual dhe trafikim të të miturve.

Sipas autoriteteve, pesë gra kishin bërë denoncime ndaj tij. Vdekja e tij ndodhi të hënën në mbrëmje në qytetin Colombes, në zonën Hauts-de-Seine, dhe dyshohet se ka ardhur nga një arrest kardiak.

Bashkëjetuesja e tij, një grua 28-vjeçare, e gjeti pa ndjenja në kuzhinë dhe njoftoi menjëherë fqinjët, por ndërhyrja nuk arriti ta shpëtonte. Hetimet për rrethanat e plota të vdekjes së tij vijojnë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme