Gjerdan me diamante me vlerë 300,000 mijë £, koncert privat dhe darkë me familjarët e ngushtë, çfarë u pa nga ditëlindja e Yamal

Spanjë | 1 vit më parë

Lamine Yamal kërkoi që në ditën e 18 vjetorit të lindjes gjithçka që kishte organizuar të mbetej sekret pasi të gjithë të ftuarve të tij u kishte thënë se celularët nuk lejoheshin gjatë festimeve.

Përjashtim ka bërë babai i tij, i cili ka postuar disa fotografi nga dita e madhe e të birit. Siç dallohet nga fotografitë e shpërndara nga babai i Yamal dita e madhe nisi me një drekë familjare në restorantin “La Culpa”.

Ndërsa për 18-vjeçarin pasditja dhe nata ishin të gjata pasi ai dhe të ftuarit e tij shijuan një koncert të mbajtur në një nga vilat luksoze të qytetit të Barcelonës. Dhurata më e shtrenjtë mendohet të jetë gjerdani i zbukuruar me diamantë. Reperi domenikan, El Alfa, i dhuroi varësen prej 300.000 paundësh. Për Yamal dhuratë e veçantë ishte edhe ajo që i bëri artisti i grafitëve, “TVBoy”, i cili vizatoi në një mur të lagjes Gracia të qytetit të Barcelonës Lamine Yamal në version Superman me nënshkrimin: “Kur vullneti është i madh, pengesat janë të vogla”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme