Gjermania, Nagelsmann: Me Italinë do të fillojmë sërish nga 0-0

Futboll Bota | 2 vite më parë

Pas fitores në ndeshjen e parë kundër Italisë në çerekfinale të Ligës së Kombeve, Julian Nagelsmann e di se nuk ka përfunduar ende asgjë. “Ne fillojmë përsëri nga 0-0 dhe do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen. Pres një ndeshje të ngjashme me të parën – shpjegoi trajneri i Gjermanisë -. Pres që nesër në Dortmund të shohim shumë nga gjërat që pamë në Milano të enjten”.

“Më kujtohet 2006. Nuk jam ende i qetë që Gjermania nuk fitoi. Por për mua është më e rëndësishme të flasim për të tashmen dhe jo për të kaluarën. Ne duam të shkruajmë historinë tonë. Unë nuk kam frikë nga shpejtësia e italianëve”, shtoi ai.

“Ne jemi në formë të mirë, jemi vigjilentë. Kemi zgjidhje të mira për nesër, dhe më pas do të jetë e rëndësishme të krijojmë më shumë shpresa dhe të përqendrohemi në ndeshje”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme