Gjermania: Ofensiva e Izraelit në Liban rrezikon përshkallëzimin e konfliktit

Europë | 5 muaj më parë

Gjermania ka shprehur shqetësim të thellë për ofensivën tokësore të Izraelit në Libanin jugor, duke paralajmëruar se një eskalim i mëtejshëm ushtarak rrezikon të përkeqësojë një situatë tashmë të paqëndrueshme.

Në një deklaratë për mediat, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul tha se avancimi i mëtejshëm i ushtrisë izraelite në territorin libanez është “shkak për shqetësim serioz” dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë armiqësitë.

“Avancimi i mëtejshëm i ushtrisë izraelite në Libanin jugor është shkak për shqetësim serioz. Çdo eskalim i mëtejshëm do ta përkeqësojë situatën tashmë të tensionuar dhe do të shkaktojë valë të reja zhvendosjesh brenda Libanit”, , thuhet në deklaratë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme