Gjigantët e klasikes “zbresin” në Durrës, koncert me pjesë nga Mozart, Bach, Boccherini, Shostakovich, Piazzolla dhe Gardel

Kulturë | 3 muaj më parë

Një mbrëmje e veçantë me muzikë klasike ka mbledhur në Muzeun Etnografik të Durrësit dhjetëra dashamirës të artit, mes tyre edhe shumë turistë të huaj, të cilët kanë shijuar interpretimet e një repertori të pasur nga kompozitorët më të njohur botërorë.

Koncerti “Etera Sonore” i ofroi publikut vepra të Ëolfgang Amadeus Mozart, Johann Sebastian Bach, Luigi Boccherini, Dmitri Shostakovich, Astor Piazzolla dhe Carlos Gardel, duke krijuar një atmosferë të veçantë në një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit.

Atmosferën e mbrëmjes e solli në skenë Kuinteti i Harqeve, i përbërë nga Laura Llozi, Fatos Bardulla, Arben Llozi, Dorina Laro dhe Artur Stafhasani, të cilët interpretuan me profesionalizëm vepra të repertorit klasik ndërkombëtar.

Koncerti “Etera Sonore” shënoi edhe mbylljen e kalendarit të aktiviteteve kulturore të muajit korrik në Durrës. Ndërkohë, gjatë muajit gusht, qyteti pritet të mirëpresë Festivalin Folklorik Ndërkombëtar, një tjetër aktivitet që synon të promovojë kulturën dhe traditën për banorët dhe vizitorët vendas e të huaj.

Gazetare: N. Spahiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme