Gjimshiti dhe Berisha të pa fat, rikthehen në fushë në 2026-ën

Berat Gjimshiti dhe Medon Berisha nuk do të luajnë më takimet e fundit të këtij viti me ekipet respektive. Të dy lojtarët janë larguar nga fusha e lojës pas dëmtimeve në kofshë ndërsa pas kontrolleve të para është mësuar se mbrojtësi i Atalanta-s ka një problem serioz dhe nuk do të jetë i gatshëm për Palladino-n deri në fund të këtij viti.
Ndërsa mister mbetet koha e rikuperimit e Medon Berishës. Mesfushori i Lecce-s iu nënshtrua ditën e djeshme ekzaminimeve më të hollësishme, por ende klubi nuk ka dhënë afate të sakta sa i përket rikthimit të tij në fushën e lojës, i cili me shumë mundësi do të jetë në 2026-ën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




