Gjirokastër, rreshjet e shiut, probleme në lagjet e sipërme

Sociale | 6 vite më parë

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë mbrëmjes së djeshmë dhe mëngjesit të sotëm , kanë sjell vështirësi në qarkullim për disa zona në Gjirokastër .Situatë shqetësuese ka qenë kryesisht në lagjet e sipërme të qytetit ,të cilat janë prekur nga investimi i ujësjellësit .Banorët kanë kërkuar  zgjidhje të kësaj situate, e cila në këtë stinë do jetë edhe më e përkeqësuar.

 ‘’Kjo situatë ka disa ditë, ndaj i kërkojmë ndërmarrjes së ujësjellësit përfundimin sa më shpejtë të punimeve pasi është e vështirë të kalosh nëpër rrugë ,sidomos në kohë me shi ‘’thonë banorët  

Investimi i ujësjellësit në lagjet karakteristike prej kohësh po krijon vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve .Hapja e kanaleve për shtrimin e rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza dhe mospërfundimi i tyre brenda afateve kohore, ka sjell edhe reagime të ashpra nga banorët e këtyre zonave .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme