Gjirokastër,banorët e lagjes ‘’Cfakë’’ 9 muaj pa transport publik

Sociale | 6 vite më parë
“Cfaka” është e vetmja lagje në qytetin e Gjirokastrës që i mungon shërbimi i transportit urban.Prej muajsh, banorëve të saj u është dashur që lëvizjet t’i bëjnë me këmbë dhe me taksi,të dyja të pa përpallueshme për ta.
Ky shqetësim nuk po merr zgjidhje edhe pse ka ardhur  stina e shirave e cila e bën më të veshtire levizjen e banorëve drejt qendrës së qytetit, ku marrin edhe shërbimet më të shumta .Edhe pas ankesave të vazhdueshme situata vazhdon te jetë e njëjtë.
Për RTSH Gjirokastra ata shprehen:
 
“Mua më duhet të shkoj çdo ditë me këmbë në punë.Si unë, ka shumë të tjerë të cilëve u duhet të ecin mbi gjysëm orë për të arritur në orarin e caktuar.Na i ka vështirësuar shumë përditshmërinë mosfunksionimi i linjës.”
 
“Jemi lagje e largët nga qendra e qytetit dhe nuk mund të lëvizim përherë me këmbë.Marrim herë pas here taksi,por është e pa përballueshme për ne pensionistët.Kërkojmë zgjidhje nga bashkia pasi dimri e bën më shqetësuese këtë situatë.”
 
“Kemi fëmijët në shkolla.Për të arritur në kohë duhet të nisemi që në orën 7.Tani që filluan  edhe rreshjet po bëhet edhe më e vështirë lëvizja.Është një problem që duhet zgjidhur.Jo të gjithë kemi mjete private.”
 
S’kanë kaluar pak, por plot 9 muaj, që banorët e lagjes ‘’Cfakë” në Gjirokastër janë në këto kushte.
 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme