Gjirokastra mirëpret turistë të shumtë – Të huajt i tërheq historia, arkitektura dhe gatimet

Edhe përgjatë kësaj fundjave, qyteti i gurtë i Gjirokastrës ka patur një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj . Ata thonë se e zgjedhin në itinerarin e tyre këtë qytet për ta vizituar pasi është një ndër më të bukurit e Shqipërisë.
Ruby dhe Stef janë nga Holanda, kanë bërë një udhëtim të gjatë në Shqipëri dhe prej gati 4 ditësh po qëndrojnë në Gjirokastër. Ata thonë se e kanë zgjedhur këtë qytet për t’u njohur më tepër më historinë arkitekturën dhe kulturën .
“Ne jemi nga Holanda. Kemi ditë që po udhëtojmë nëpër Shqipëri, Gjirokastrën e zgjodhën sepse na pëlqeu nëpër fotografi nga arkitektura që kishte.Është më e bukur nga afër, po kënaqemi shumë. Vendasit po i pyesim edhe për historinë në mënyrë që ta njohim më mirë vendin tuaj. Të gjitha banesat karakteristike që kemi vizituar na kanë pëlqyer shumë”, shprehet turisti.
Veç arkitekturës, natyrës dhe historisë të huajt pëlqejnë në qytetin e gurtë edhe gatimet tradicionale.
“Banorët këtu na kanë mikpritur, na pëlqen shumë mënyra se si na sillen, na kane afruar gatime tradicionale të vendit, qifqitë më pëlqyen më shumë”, shprehet turisti.
“Mua më pëlqen byreku, e bëjnë shumë të shijshëm, na treguan edhe mënyrën se si mund ta gatuajmë, morëm me vete edhe recetën që ta përgatisim në shtëpi”, vlerësojnë ata.
Veç qytetit të huajt tashmë preferojnë tepër edhe zonat rurale për të vizituar.
Gazetare: Boralda Gjyli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




