Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO, Veliaj mbetet nën masën e sigurisë “arrest me burg” 

Aktualitet | 5 muaj më parë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të vijojë të mbetet në qeli. Çështja u shqyrtua këtë të enjte (28 maj) në Gjykatën e Lartë, ku Veliaj kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg” në një masë më të lehtë si “detyrim paraqitjeje” ose me liri kundrejt garancisë pasurore.

Megjithatë, trupa gjyqësore vendosi që të mos marrë parasysh asnjë nga kërkesat e Veliajt, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO “arrest me burg”.

Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025 dhe SPAK ka ngritur 13 akuza ndaj tij, si: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Gjatë muajve të fundit, ai ka bërë disa përpjekje për të siguruar lirimin ose lehtësimin e masës së sigurisë, por kërkesat e tij janë rrëzuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të gjykatave.

Zhvillimi më i fundit në këtë proces erdhi vetëm pak ditë më parë, kur Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e Veliajt, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të datës 8 korrik 2025 dhe duke urdhëruar rikthimin e çështjes për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme