Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Ballukun

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot (6 shkurt) vendimin mbi ankimin e Këshillit të Ministrave për vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë votuar 4 me 4, duke mos arritur një shumicë mbi çështjen. Në këtë mënyrë mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga posti të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv.kryeministren Balluku, ndërsa Këshilli i Ministrave kërkoi shpalljen e tij si antikushtetues, me argumentin se GJKKO ka shkelur kompetencat e pushtetit ekzekutiv.
Pas ankimimit, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga Gjykata Kushtetuese.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




