Gnabry rrezikon Euro 2024

Dëmtimi i pësuar në minutën e 26-të të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut mund t’i kushtojë Serge Gnabry shumë më tepër sesa pritej.
Sulmuesi gjerman ka pësuar një dëmtim të tendinit në kofshën e majtë: një dëmtim i cili, sipas asaj që raportohet nga BILD, do ta mbajë ish-lojtarin e Arsenalit jashtë fushës për të paktën gjashtë javë.
Pra, ai rrezikon seriozisht grumbullimin me kombëtaren për Kampionatin Evropian që fillon në javët e ardhshme në Gjermani. Nëse Gnabry do të thirrej nga trajneri Julian Nagelsmann, ai nuk do të ishte në gjendje të dilte në fushë përpara raundit të 1/8-ve të finales, të planifikuar midis 29 qershorit dhe 1 korrikut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




