“God save Donnarumma!”, shtypi francez ironi me Princin Uilliam dhe Aston Vilën

UEFA Champions League | 2 vite më parë

“L’Equipe” ka bërë ironi therëse për Prinsin Uilliam, i cili njihet për dashurinë që ushqen për ekipin e Aston Vilës. Sportivja franceze ka hapur sot faqen e parë me titullin “God save Donnarumma!” duke vlerësuar paraqitjen e portierit italian në Villa Park dhe njëkohësisht duke ironizuar himnin britanik, i cili i kushtohet Mbretëreshës.

Princi Uilliam ishte në shkallët e stadiumit në “Villa Park” kur vendasit mundën 3-2 ekipin e PSG-së, por pa mundur të kualifikohen pas humbjes 3-1 në “Parc des Princes”.

“Ku do të ishte sot Paris Saint-Germain pa Xhanluixhi Donarumën? Mbase jo në ½ të Ligës së Kampioneve”, shkruante “L’Equipe” në analizën e bërë kur vlerësoi portierin me notën 8 (më e larta është dhjeta).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme