Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen dy persona në Kamëz, një tjetër në kërkim

Policia e Kamzës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Members”. Në kuadër të këtij operacioni u ndaluan shtetasit Bledar Jella, 29 vjeç dhe Xhemal Shehi, 60 vjeç, të dy banues në Kamëz, të cilëve Gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Po kështu u shpall në kërkim S. C., 29 vjeç, banues në Kamëz.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë. Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




