Gol dhe asist, Asllani shkëlqen në Turqi

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në kampionat turk me fanellën e Besiktashit në transfertën kundër Gaziantep, që u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 2-0.
Asllani asistoi për Djalo, që shënoi golin e parë të tajkimit, ndërsa në minutën e 22-të mesfushori shqiptar shënoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e dytë të Besiktasit.
Ky ishte goli i dytë sezonal në kampionat për 24-vjeçarin, që luajti si titullar gjatë gjithë takimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



