Golashënuesit më të mirë në historinë e City-t, Haaland në “Top 10”

Sport | 1 vit më parë

Mund të thuash se nuk është më asgjë e re, megjithatë Erling Haaland e bën përsëri. Ai ka thyer një tjetër rekord karriere. Me dy golat e tij kundër Burnley dje në fitoren 5-1, sulmuesi norvegjez i lindur në vitin 2000 është futur në Top 10 të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Manchester Cityt.

Me 133 gola në 153 paraqitje për Qytetarët, gjiganti norvegjez është tani golashënuesi i nëntë më i mirë në historinë e klubit, duke kaluar Billy Gillespie dhe Fred Tilson. Rekordi i të gjitha kohërave te City i përket Sergio Agueros, “i pavdekshmi” Kun, i cili shënoi 260 gola në 10 vjet në hijen e Etihad.

Dhe të mendosh që Gillespie-t dhe Tilson-it iu deshën përkatësisht 231 dhe 275 ndeshje në karrierën e tyre për të arritur 132 gola. Haaland ka shënuar tashmë më shumë gola në Premier League në vetëm 153 paraqitje, më shumë se çdo norvegjez tjetër, duke tejkaluar edhe Ole Gunnar Solskjaer me 93 golat e tij në 103 paraqitje.

10 shënuesit më të mirë në historinë e City-t

1. Sergio Aguero – 260

2. Eric Brook – 177

3. Tommy Johnson – 166

4. Colin Bell – 153

5. Billy Meredith – 152

6. Joe Hayes – 152

7. Francis Lee – 148

8. Tommy Broëell – 139

9. Erling Haaland – 133

10. Billy Gillespie/Fred Tilson – 132


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme