Gramoz Ruçi homazhe për Fatos Nanon: Lider dhe reformues i PS, i paharruar kujtimi i vëllait tim  

Aktualitet | 12 muaj më parë

Në homazhet për ish-kryeministrin Fatos Nano, Gramoz Ruçi e përshkroi atë si themelues, reformues dhe demokratizues të Partisë Socialiste. Ai theksoi kontributin e Nano-s si lider i PS-së për 14 vite, duke përballuar sfida të mëdha: katër vite izolim dhe tetë vite në pushtet, në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të partisë.

“Nano duhet parë si themelues i Partisë Socialiste, si reformues i saj dhe si demokratizues i vërtetë i partisë. Ai ishte lider i PS-së për 14 vite, në të cilat përballoi sfida të mëdha: katër vite në izolim dhe tetë vite duke mbajtur forcën politike në pushtet, pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të partisë një kontribut që nuk ka precedent në vendet e Evropës Lindore.

Ai ishte i pari që, pas humbjes në zgjedhjet e fundit, dha dorëheqjen e parevokueshme, duke lënë të lirë forcën politike dhe gjeneratën e re për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste.  Nano sakrifikoi pushtetin për të ndërtuar shtetin dhe e bëri këtë premtim realitet”, tha Ruçi.

Ruçi vuri në dukje se Nano ishte i pari që, pas humbjes në zgjedhjet e fundit, dha dorëheqjen e parevokueshme, duke i dhënë hapësirë forcës politike dhe gjeneratës së re për të udhëhequr partinë. Ai e përshkroi Nano-n si një shembull të një lideri që sakrifikoi pushtetin për ndërtimin e shtetit, duke e bërë këtë premtim realitet.

“Nano do të mbahet mend si një qytetar ekselent, intelektual i klasit të parë dhe politikan i rrallë, si dhe si i pari politikan shqiptar që u përball me persekutim për katër vite në demokraci. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm. I paharruar kujtimi vëllait tim dhe kryetarit tim njëherësh Fatos Nano”, tha Ruçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme