Grumbullim “XXL” për katër ndeshjet e Nations League, Klopp fton të enjten plot 30 lojtarë

Jürgen Klopp pritet që të surprizojë me listën e lojtarëve, të cilët do të grumbullojë për katër takimet e para të tij në krye të stolit të Gjermanisë.
Gjermania, nën drejtimin e Klopp, nis aventurën në Nations League ku do të përballet me Holandën (24 Shtator), Greqinë (27 Shtator), Serbinë (1 Tetor) dhe Greqinë (4 Tetor).
Për këto takime Klop mendohet se do të grumbullojë plot 30 lojtarë edhe pse sipas UEFA-s në këtë listë duhet që të figurojnë vetëm 23 emra.
Plani i Klopp është i qartë, ai kërkon që të mos ngarkojë më shumë një pjesë të lojtarëve dhe do të shpërndajë ngarkesën në mënyrë të barabartë.
Vendimet e tij të para kanë sjellë ndryshime që në portë ku Ter Stegen do të jetë titullar fiks i Gjermanisë ndërsa Urbig dhe Nybel do të jenë alternativa. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




