Grumbulluan 50.000 £ për Diogo Jota-n, fondacioni i donacioneve ishte një mashtrim

“The Telegraph” ka zbuluar se shumë persona apo kompani të mëdha, të cilat kanë dhuruar fonde për “Diogo Jota Foundation” me shumë mundësi mund të kenë rënë prej e një mashtrimi.
Sipas të përditshmes britanike portali, i cili shfaqte logot e Liverpool FC, Unicef, Allianz dhe Portuguese Platform of Development NGOs (organizatë joqeveritare), është mbyllur pasi arriti që të grumbullonte plot 50.000 mijë paund. Të gjitha këto institucione janë pyetur nga “The Telegraph” dhe kanë mohuar faktin se kanë qenë pjesë e një projekti të tillë dhe se me shumë mundësi kemi të bëjmë me një rast të pastër mashtrimi.
Gjithashtu edhe “Charity Commission” konfirmoi për “The Telegraph” se asnjë fond me këtë emër nuk kishte aplikuar në zyrat e tyre edhe pse për grumbullimet mbi 5000 paund është i detyrueshëm ky hap sipas ligjeve të Anglisë dhe Uellsit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




