Grupi H, Spanja eliminon Uruguajin, kualifikim historik për Kepin e Gjelbër

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Grupi H zhvilloi natën mes të premtes dhe të shtunës takimet e treta dhe të fundit ku Spanja u konfirmua si pretendente për titull ndërsa Kepi i Gjelbër ktheu ëndrrën në realitet.

Në “Estadio Akron” të Guadalaharës Spanja e De La Fuente-s mposhti falë një goli të Baena-s (42’) ekipin e Uruguajit. Kampionët e Europës nuk gjetën vështirësi në këtë takim, i cili ishte tejet i ndërlikuar për dy herë kampionët e botës. Ndeshja e Muslera-s zgjati vetëm një fraksion loje, ndërsa mërisë së Bielsa-s nuk i shpëtoi as Valverde, i cili braktisi fushën e lojës pas 54’.

Në takimin tjetër të këtij grupi ekipi debutues i Kepit të Gjelbër bëri historinë në Teksas ku në stadiumin “NRG Stadium” barazoi pa gola përballë Arabisë Saudite. Formacioni afrikan mbylli tre ndeshjet e veta pa pësuar asnjë humbje duke grumbulluar tri pikë, të cilat i japin mundësinë që të kualifikohen më të tej. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme