Gruri në qarkun e Gjirokastrës – Rendiment më të lartë se vitin e shkuar

Sociale | 1 vit më parë

Kultivimi i grurit në qarkun e Gjirokastrës vijon të mbetet në sipërfaqe të kufizuara toke, ndonëse numri i fermerëve që e mbjellin është i konsiderueshëm. Ndërkaq rendimenti i grurit këtë vit paraqitet i kënaqshëm.

“Janë korrur rreth 18 hektar, sivjet rendimenti ka qenë i kënaqshëm i grurit të pastër”, u shpreh fermeri Panajot Xhavara.

Sipas Specialisti i Bujqësie Balil Bineri gruri kultivohet kryesisht për nevoja vetjake të familjeve  fermerë dhe në një masë shumë të vogël për qëllime tregtare.

“Pjesa më e madhe e tyre e kanë objekt prodhimi për familjet e tyre. Është një numër i vogël fermerësh të cilët prodhojnë për treg”, u shpreh Bineri.

Përveç prodhimit të kufizuar, këtë vit është vërejtur edhe një tkurrje e sipërfaqeve të mbjella me grurë, krahasuar me vitet e kaluara. Kjo rënie e interesit për kultivimin e kësaj kulture lidhet me kostot e larta dhe mungesën e tregut të sigurt për shitje.

Gazetare Leonida Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme