Guardiola komplimenton Mourinhon: Ishte një strategji e mirë ajo me Trubin

UEFA Champions League | 9 muaj më parë

Pas ndeshjes kundër Galatasarayt, Pep Guardiola foli edhe për Benfikën e José Mourinhos, e cila u kualifikua për në fazën me eliminim falë golit të portierit Trubin kundër Real Madridit.

Trajneri i Manchester Cityt tha: “Ne pamë minutat e fundit të ndeshjes, ishim të gjithë atje, por nuk e dinim që Benfica kishte nevojë për një gol për t’u kualifikuar”.

“Kjo është arsyeja pse, kur pamë Josén duke e dërguar portierin përpara, të gjithë pyesnim veten pse po e bënte këtë, veçanërisht pasi Real Madridi mund ta kishte barazuar dhe ne do të kishim përfunduar jashtë tetë të parëve”.

“Por ishte një strategji e mirë për Mourinhon të shënonte atë golin e katërt”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme