Gullit: Milani, vit problematik edhe me dy trofe

Ish-mesfushori Ruud Gullit u intervistua nga Sky Sport në Barcelonë dhe foli për Milanin: “Kupa e Italisë mund të jetë një kënaqësi në sezon, për Milanin do të ishte e rëndësishme të fitonte”.
“Me dy trofe mund të duket si një sezon i mirë, por për Milanin kualifikimi në Champions League është më i rëndësishëm. Viti ishte problematik, pati një moment të vogël lavdie me fitoren e Superkupës por nuk vazhduan më tej”.
“Ka disa lojtarë që nuk kanë mundur të luajnë mirë gjatë gjithë vitit dhe prandaj them se nuk ka qenë shumë pozitive”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



