Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Botë | 4 muaj më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe përshkallëzimin në rajonin e Gjirit Persik.

Në një postim në ‘X’, Guterres shprehu “shqetësim të thellë” për sulmet amerikane ndaj Iranit dhe sulmet iraniane ndaj objektivave në vendet fqinje.

“Këto sulme duhet të ndalen të gjitha”, tha ai.

Ai paralajmëroi se kthimi në një luftë në shkallë të plotë do të ishte katastrofik jo vetëm për rajonin, por edhe për botën tërësisht.

Guterres u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që t’i zgjidhin dallimet e tyre nëpërmjet diplomacisë.

Situata mbetet e tensionuar, me rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm që mund të destabilizojë rajonin e Gjirit Persik dhe tregjet globale të energjisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme