Gyokeres e çon Arsenalin në +9 ndaj Cityt, Manchester United nuk ndalet, fiton edhe Chelsea

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Në raundin e 25-të të Premier Ligës, Arsenali arriti një tjetër fitore,  3-0 në shtëpi kundër Sunderlandit. Topçinjtë zhbllokuan sfidën në minutën e 42-të me anë të Zubimendi, i cili shënoi nga jashtë zonës.

Talenti i Viktor Gyokeres doli në pah në pjesën e dytë: së pari, në minutën e 66-të, ai dyfishoi epërsinë pas një pasimi të Havertz, pastaj në minutën e 93-të, ai shtoi një të tretë (dy gola të tij) falë një krijimi të Martinelli-t. Me këtë fitore 3-0, Arsenali ngjitet në 56 pikë, nëntë përpara Manchester City-t (që luan tw dielën) dhe Aston Villa-s. Sunderland ka mbetur me 36 pikë.

Manchester United siguroi fitoren e katërt radhazi, me Bruno Fernandes dhe Mbeumo që mposhtën Tottenhamin 2-0.

Chelsea fitoi 3-1 në fushën e Wolverhampton falë një tregolëshi të Palmer, ndërsa Aston Villa barazoi 1-1 me Bournemouth.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme