Haaland: Bellingham merr shumë kritika, kushdo do ta donte në ekipin e tij

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Erling Haaland, i eliminuar nga Kupa e Botës nga ish-shoku i tij i skuadrës te Borussia Dortmund, Jude Bellingham, i cili shënoi dy gola vendimtarë, e përgëzoi anglezin: “Mendoj se ai merr shumë kritika sepse nuk shënon mjaftueshëm, por nuk mendoj se e meriton sepse është një nga më të mirët në botë”, tha sulmuesi norvegjez.

“Ai është një mesfushor që mund të shënojë gola dhe të driblojë çdo lojtar në fushë. Urime Jude, ai është i pabesueshëm. Anglia dhe Real Madridi janë me fat, sepse kushdo do ta donte Jude në ekipin e tij”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme