Hamilton këshillon Ferrari-n: Gjeni një pilot tjetër, jam i padobishëm!

Formula 1 | 1 vit më parë

Performanca e dobët e treguar në kualifikueset e Çmimit të Madh të Hungarisë ka detyruar Leëis Hamilton që të këshillojë Ferrarin të nisë kërkimet për një tjetër pilot.

Shtatë herë kampioni i botës i mbylli dje provat zyrtare në Q2 në vendin e 12-të ndërsa shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc, shokoi të gjithë duke marrë pole në Hungaroring përpara veturave McLaren. “Gjithmonë unë, vetëm unë. Jam i padobishëm.

Skuadra dhe vetura janë shumë mirë, e patë kush përfundoi i pari. Mendoj se Ferrari duhet të kërkojë një pilot tjetër”, ishte përgjigja që u dha Hamilton mekanikëve të Ferrari-t kur e pyetën në radio në fund të provave zyrtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme