”Hamleti” në fshatin Katran, teatri “Zihni Sako” i Gjirokastrës vë në skenë komedinë e Ivon Broshan
Për dy mbrëmje në skenën e teatrit “Zihni Sako” u ngjit komedia premierë “Hamleti në fshatin Katran”. Pjesa e autorit kroat Ivon Broshan që u përshtat për skenë nga regjisori Erion Hine erdhi nën interpretimin e 20 aktorëve profesionistë dhe të rinjve të pasionuar pas aktrimit.
Ngjarjet zhvillohen në një fshat të vogël gjatë regjimit totalitar, ku autoritetet vendosin të inskenojnë “Hamletin” me banorë vendas. Gjatë përgatitjes zbulohen konflikte , padrejtësi dhe hipokrizinë e pushtetit, duke përcjellë mesazhin se gjëja më e çmuar e një kombi është individi.
“Kjo është një komedi që publiku e shijoi shumë”, u shpreh aktorja Lejda Çeli.
“Unë nuk i kam kaluar etapat e kohës së komunizmit por duke studiuar dhe dëgjuar u mundova të arrija karakterin e Dacit”, u shpreh aktori Kosta Kreci.
Për aktorin veteran Viktor Caro e veçanta e kësaj pjese ishte në pjesëmarrjen e shumë të rinjve.
“Duke pasur këto element them se teatro “Zihni Sako” do të ketë vazhdimësi”, u shpreh aktori Viktor Çaro.
Shfaqja do të rikthehet të artdashësi gjirokastrit fundjavën e ardhshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




