Hapësirat publike, Rama: Puna do të vijojë që qytetarët të kenë ambientet e tyre të përbashkëta

Aktualitet | 11 muaj më parë

“Në podkastin e tij ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama theksoi se aksioni për çlirimin e hapësirave publike po vijon me intensitet, siç ai thotë me synimin për t’u rikthyer qytetarëve hapësirat e përbashkëta.

Rama theksoi se në Tiranë procesi ka avancuar ndjeshëm, duke kaluar tashmë mbi 100 mijë metra katrorë hapësira të çliruara, ndërsa në Vlorë ka nisur heqja e ndërtimeve të paligjshme përgjatë segmentit të rëndësishëm të rrugës Transballkanike, një zonë që kreu i qeverisë e konsideron kyçe për industrinë kombëtare të turizmit.

“Duke e rikthyer sërish vëmendjen tek hapësirat publike, edhe gjatë kësaj jave, puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pa vend, uzurpimet e pajustifikueshme dhe të patolerueshme vazhdojmë t’i përballim, pa u ndalur për asnjë moment. Ndërkohë që, në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë, edhe në Vlorë, ku problematika është jo e lehtë, puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç, jo vetëm për Vlorën, por edhe për industrinë tonë kombëtare të turizmit, që është rruga Transballkanike, një zonë e rëndësishme, ku qytetarëve iu janë rikthyer sërish ambientet e tyre të përbashkëta, natyrisht kanë nevojë të rikualifikohen, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre që masivisht kalojnë nga ajo rrugë, do t’ju çelen sytë, kur i thonë fjalës“, tha Kryeministri Rama. 

Më tej, Rama u ndal edhe tek çështja e pagave dhe pensioneve, ku nënvizoi se ato “do të shënojnë sërish rritje historike”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme