Hapet ankandi për Seskon, Manchester United ofron 85 milionë euro

Futboll Bota | 1 vit më parë

Manchester United është futur zyrtarisht në garë për Benjamin Seskon: Oferta për RB Leipzig është 75 milionë euro plus 10 milionë euro në bonuse. Sulmuesi 22-vjeçar slloven është bërë zgjedhja e parë e “Djajve të Kuq” për sulmin.

Duke refuzuar idenë e përfshirjes së Rasmus Hojlund në marrëveshje për shkak të dëshirës së ish-lojtarit të Atalantës për të qëndruar në Old Trafford (sulmuesi është ende në shitje me një vlerë prej 35 milionë eurosh), United ka bërë një ofertë për Leipzig, i bindur se ka preferencën e lojtarit.

Newcastle është gjithashtu i interesuar për Seskon, duke i ofruar Leipzig 90 milionë euro. Ankandi aspo është hapur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme