Hapet njëra korsi e urës së re mbi Drin, ulet ndjeshëm trafiku

Hapet njëra korsi e urës së re mbi Drin, ulet ndjeshëm trafiku
Me përfundimin e punimeve është bërë e mundur hapja e njërës korsi të urës së re mbi Drin. Me hapjen e kësaj korsie ka rënë ndjeshëm trafiku ku numri i udhëtarëve është i lartë që shkojnë drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.
Gjatë sezonit veror pjesa më e madhe e shtetasve të Kosovës nisen drejt bregdetit për të kaluar pushimet, prandaj vënia në funksion të udhëtarëve ka bërë të mundur reduktimin e radhëve kilometrike që krijoheshin më parë
Edhe korsia tjetër pritet të hapet brenda dy ditëve për shkak se po asfaltohet pjesa e rrugës jashtë urës dhe do të funksionojë me 4 korsi. Rrugëtimi në këtë vepër infrastrukturore është magjik, ku cdo kalimtarë nuk nguron të bëjë foto e video.
Tashmë mori fund trafiku në hyrje të urës dhe dalje të saj. Gjatësia prej 310 metrave dhe një hark 56 metra me konstrukt celiku nga material corten e vecon nga ura e tjera të Rajonit.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




