Hasan Bello flet për 7 prillin: Plani operativ për rezistencë

Televizion | 2 vite më parë

Historiani Hasan Bello në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, foli lidhur me karakterin e rezistencës së 7 prillit 1939.

Sipas Hasan Bellos, rezistenca e 7 prillit, kishte karakter kombëtar dhe shtetëror. Ai tha se, plani ka qenë që të organizohej rezistencë në veri të Shqipërisë, mirëpo jugosllavët bënë deklaratë që ‘Në qoftë se pushtohet Shqipërtiaj ne do të hyjmë në 15, 20 km në brendësi të territorit Shqiptar’.

Në këto rrethana, Zogu u përpoq të organizonte një qëndresë zyrtare. Abazi i pashkolluar, por dhe patriot bëri atë që ne dimë.” – tha historiani.

Nazarko: Nëse Abaz Kuka, nuk do të kishte reputacionin e heroit të rezistencës, nuk do të ishte pjesë e shtabit të luftës së rezistencës shqiptare. Enver Hoxha e pranoi këtë famë të tij dhe për pasojë, ai ishte pjesë e rezistencës që kishte karakter jopartiak.

“Në një intervistë tjetër, Abazi, në “Gazeta Shqipnia” thotë se mbreti Zogm më thërret në ato dfitët e para dhe më thotëm shko në Durrës e vazhdo qëndresën.“ – tha Bello.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme