Hedhje e diskut, Alenka vendos rekord të ri botëror në SHBA

Evente Sportive | 2 vite më parë

Mykolas Alekna ka vendosur rekord të ri botëror në hedhjen e diskut në mitingun e World Athletics Continental Tour në Oklahoma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

22-vjeçari nga Vilnus përmirësoi me 21 centimetra rekordin e vendosur prej tij duke hedhur diskun në distancën e 75,56 metrave.

Talenti është i pari atlet që ka kaluar distancën e 75 metrave në hedhjen e diskut. Familja Alenka është e njohur në këtë disiplinë pasi babai i Mykolas, Virgilijus ka fituar vite më parë dy medalje të arta në Olimpiadë në hedhjen e diskut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme