Henry kritikon Barçën: Nuk fitohet kështu Liga e Kampionëve

Futboll Bota | 1 vit më parë

Thierry Henry, ish-legjenda e Barcelonës dhe komentatori aktual i CBS Sports, ishte plot kritika për Blaugranat pas humbjes së tyre ndaj Paris Saint-Germain. Ish-sulmuesi francez kritikoi qasjen taktike të Hansi Flick, veçanërisht linjën e tij mbrojtëse tepër të avancuar.

“Nuk mund të luash në Ligën e Kampionëve me atë linjë të lartë, më vjen keq,” tha Henry. “Kundër ekipeve të mëdha, je i ekspozuar në mënyrë të pashmangshme”.

“Çdo aksion, – vazhdoi ish-lojtari i kombëtares franceze, – mund të shndërrohet në gol, dhe pikërisht kjo ndodhi kundër PSG-së. E kemi thënë prej kohësh, por ata nuk donin ta ndryshonin”.

Për ish-kampionin e botës, faji nuk është aq shumë te lojtarët sesa te qëndrimi i trajnerit gjerman, i akuzuar se është shumë i ngurtë në idetë e tij: “Trajnerët mund të jenë kokëfortë me strategjinë e tyre, por në ndeshje vendimtare kjo mund të jetë e kushtueshme. Barcelona duhet të mësojë të jetë më e kujdesshme nëse dëshiron të kthehet në protagoniste në Evropë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme