Hiqen masat ndaj Kosovës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor/ Edi Rama: Meritë e Vjosa Osmanit, grua e jashtëzakonshme

Aktualitet | 11 muaj më parë

Gjatë Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bëri të ditur se u mor vendimi për heqjen e të gjitha masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës (të vendosura në vitin 2023 për shkak të tensioneve në veri).

Sipas vendimit, një pjesë e madhe e masave hiqen menjëherë (programi i 216 milionë euro ndihma financiare), ndërsa pjesa tjetër do të hyjë në fuqi në fund të janarit (205 milionë euro shtesë).

Pas diskutimeve intensive, Osmani falënderoi presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për njohjen e përpjekjeve të Kosovës në përmbushjen e kritereve.

Gjatë kohës kur Osmani po bënte të ditur vendimin, menjëherë ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama tha se “kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot. I ka zhblloku të gjitha fondet. Le se çka thotë kemi lajme, s’kemi lajme, ka kjo lajme. Është merita e saj 100%”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme