Historia e dashurisë Yamal-Nicki Nicole nuk ka mbaruar, e zbulon Nico Williams

Historia e dashurisë midis Lamine Yamal dhe Nicki Nicole nuk ka mbaruar: ditët e fundit, qarkulluan lajme në Spanjë se artistja argjentinase ishte ndarë nga ylli i Barcelonës për të filluar një lidhje me Franco Mastantuono, blerjen e re të Realit të Madridit, por gjërat nuk duket se janë tamam kështu.
Zbulimi erdhi nga… Nico Williams, me një histori në Instagram në të cilën Yamal i tregon shokut të tij sfondin e telefonit, një foto të tij dhe Nickit së bashku:
“Djaloshi im është i dashuruar”, postoi sulmuesi i Athletic Club duke iu referuar shokut të tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




