Historia e Teme Sejkos – Ja çfarë thotë Ksenofon Krisafi dhe Ardit Bido

Televizion | 1 vit më parë

Ksenofon Krisafi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe studiuesi Ardit Bido në emisionin  “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon folën për vrasjen e Teme Sejkos.

Për Ksenofon Krisafin është e pashpjegueshme ngjarja që ka ndodhur me Teme Sejkon. Sipas tij ndaj çamëve mund të ngriheshin ata që donin të zinin vendin e tyre, por nuk kishte motiv që ndaj çamëve të ngriheshin vëllezërit e tyre

“Ndaj çamëve mund të ngriheshin ata që donin të zinin vendin e tyre, por nuk kishte motiv që ndaj çamëve të ngriheshin vëllezërit e tyre. Ja që ndodhi dhe nga ajo që dëgjuam dhe kemi lexuar janë ngjarje të çuditshme që nuk kanë një shpjegim normal. Cila ishte arsyeja që ndaj këtyre njerëzve të vërsulej dufi i një shteti i një pushteti që një pjesë e mirë e tyre ju kishin shërbyer. Është e vështirë për ta shpjeguar.”, tha Ksenofon Krisafi.

Ndërsa Ardit Bido studiues thotë se shteti shqiptar i asaj kohe shikonte rrezikun e një destabiliteti të mundshëm.

“Unë e shoh në pikëpamjen që shteti shqiptar i asaj kohe shikonte rrezikun e një destabiliteti të mundshëm, për shkak të shmangies nga tutela e Bashkimit Sovjetik, shteti shqiptar kishte frikën nga ndërhyrje të huaja. Përgjithësimi ndaj shqiptarëve të çamërisë rezulton si një përpjekje për të shmangur një alibi si një përpjekje për ndërhyrje të një vendi tjetër”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme