Historia e trishtë e Marion Jones, dikur femra më e shpejtë e globit, sot zbret me vështirësi shkallët

Karriera e Marion Jones u rrënua plotësisht kur mjekët vërtetuan se ish-atletja kishte përdorur substanca të ndaluara gjatë Lojrave Olimpike Sidnej 2000. Në atë edicion atletja amerikane fitoi tri medalje të arta, të cilat iu revokuan.
Përveç betejës ligjore për këtë skandal, 50-vjeçares i është dashur që të fillojë një rrugëtim të vështirë prej 2020-ës kur edhe iu diagnostikua edhe një sëmundje e rrallë auto-imune.
Pak ditë më parë ish-atletja ka publikuar një video në rrjtet e saj sociale ku tregonte vështirësitë që kishte për të bërë një jetë normale pasi sëmundja i kishte dobësuar kyçet e këmbëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




