Hita pret ambasadorin suedez Ström: Partneriteti Shqipëri–Suedi forcon luftën kundër terrorizmit

Aktualitet | 5 muaj më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, mirëpriti në takim prezantues, Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, në Shqipëri, Niklas Ström.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Ambasadorin Ström, për praninë, dhe vlerësoi partneritetin me agjencitë ligjzbatuese suedeze, duke veçuar Programin për Forcimin e Policimit në Komunitet (SCPA), i cili do të vijojë deri në vitin 2029, Projektin Suedez për Policinë e Shtetit, si dhe mbështetjen për Policinë Shkencore, Policinë Rrugore dhe Akademinë e Sigurisë.

Gjithashtu, Drejtori theksoi se partneriteti pa barriera dhe i ndërtuar mbi besim të ndërsjellë, ka dhënë rezultate përsa i përket fushave me impakt shumë të lartë publik si: lufta kundër terrorizmit, policimi në komunitet, drejtësia për të miturit, lufta kundër dhunës me bazë gjinore, hetimi kriminal dhe shkëmbimi i informacionit.

Ndërkaq, Ambasadori, gjatë fjalës së tij, vlerësoi arritjet e deritanishme dhe theksoi angazhimin e plotë të Mbretërisë së Suedisë, për ta mbështetur më tej Policinë e Shtetit, në rrugën drejt modernizimit dhe përmbushjes së standardeve evropiane.

Drejtori dhe Ambasadori diskutuan dhe mbi prespektivat e qëndrueshme të të dyja projekteve që janë aktualisht në zbatim për aspekte të ndryshme të detyrave funksionale të Policisë.

Nëpërmjet tyre, bashkëpunimi do të konkretizohet efektivisht, me disa projekte që kanë në fokus teknologjinë bashkëkohore në funksion të Policisë Rrugore, rritjen e kapaciteteve për hetimin e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore, institucionalizimin e policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe forcimin e kapaciteteve të hetimit të vendngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme