Holanda befasohet nga Algjeria në prag të Kupës së Botës, mundet në Rotterdam

Algjeria ka befasuar Holandën, duke fituar 1-0 në Rotterdam miqësoren në kuadër të përgatitjeve për Botërorin 2026, që fillon pas një jave në Amerikën e Veriut. Një gol në fundin e ndeshjes nga Hadj Moussa (minuta 86) i dhuroi fitoren Algjerisë në një ndeshje të dominuar nga holandezët.
“Tulipanët” u ndalën disa herë nga pritjet e portierit Luca Zidane, djali i ish-futbollistit të shquar të Francës. Portieri 28-vjeçar që luan te Granada, në divizionin e dytë spanjoll, ka fituar pikë të çmuara për një vend në listën përfundimtare të trajnerit Vladimir Petkovic.
Ish-trajneri i Lazio-s ka grumbulluar 4 portierë, por do të marrë vetëm tre në Botërorin 2026, që fillon më 11 qershor dhe përfundon më 19 korrik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




