Holanda: Sulmi izraelit ndaj kolonës së ambulancës në Gazë, krim lufte

Botë | 2 vite më parë

 Ministri i Jashtëm Holandez Caspar Veldkamp ka dënuar sulmin izraelit ndaj një kolone me ambulancë në Rripin e Gazës, duke e quajtur atë një shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe duke kërkuar një hetim të plotë për vdekjen e 15 punonjësve.

Sulmi i 23 Marsit ndodhi afër Rafah, ku ambulancat u goditën nga zjarri izraelit menjëherë pasi ndaluan përgjatë një rruge.

Sipas Shoqërisë së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), automjetet i kishin fenerët dhe  dritat e urgjencës të ndezura në kohën kur janë sulmuar.

PRCS publikoi pamjet që tregojnë automjetet me sinjale të dukshme emergjente, duke kundërshtuar drejtpërdrejt pretendimet e Izraelit se kolona kishte qenë e paidentifikueshme dhe duke udhëtuar pa drita.

Veldkamp, duke folur në programin televiziv Hollandez Buitenhof, e quajti ngjarjen  “jashtëzakonisht serioze ” dhe tha se “duket se është një shkelje e ligjeve të luftës. ”

Ai deklaroi se Holanda ka dënuar zyrtarisht sulmin dhe dëshiron një hetim të plotë dhe të pavarur “.

Gjithashtu, ai adresoi krizën më të gjerë humanitare në enklavën palestineze. “Vuajtja e palestinezëve në Gaza është e padurueshme, ” Veldkamp tha.

Erik Akerboom, kreu i Shërbimit të Përgjithshëm të Inteligjencës dhe Sigurisë Holandeze (AIVD), paralajmëroi se pamjet e tilla mund të nxisin radikalizim të mëtejshëm.

Duke folur në program ËNL op Zondag, tha ai, “Ato u japin zjarr xhihadistëve. Ata po shtyhen më tej në veprim. Këto imazhe kanë një ndikim të fortë mobilizues. ”

Fillimisht Izraeli pretendoi se automjetet po udhëtonin pa sinjale emergjente dhe se militantët nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik ishin të pranishëm në kolonë.

Në përgjigje të provave të reja me video, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) i thanë BBC që “të gjitha pretendimet, përfshirë dokumentacionin që qarkullon në lidhje me incidentin, do të ekzaminohen plotësisht dhe thellësisht. ”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme