Hostelet të preferuar nga turistët, pronotimet kanë nisur që në muajin prill

Shkodra, po bëhet gjithnjë e më popullore me turistë të shumtë që kërkojnë një eksperiencë të re udhëtimi. Qyteti është plot me akomodime miqësore ndërsa numri i hostelve po rritet.
Vite më parë Shkodra ishte si një vend tranzit ndërsa sot turistët qëndrojnë me ditë të tëra.
Edhe vetë turistët janë të kënaqur në banesa të tilla. Krahas komoditetit, shkëmbimi i eksperiencave mes turistëve duket një tjetër risi që po tërheq gjithnjë e më shumë frekuentimin në hostele.
Ndryshe nga akomodimet moderne, këto banesa janë të këndshme dhe me dekorime origjinale dhe ofrojnë një atmosferë të favorshme për relaksim. Ato janë gjithashtu akomodime tepër të përballueshme. Çmimet janë një mesatare që mund të ndryshojë në varësi të sezonit.
Gazetar: L. Kadija
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




